Koha për plazh! Mësoni si do të jenë temperaturat për këtë fundjavë në Shqipëri

Koha për plazh! Mësoni si do të jenë temperaturat për këtë fundjavë në Shqipëri

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 20 deri në 32 °C.

E shtuna do të jetë me mot të nxehtë dhe të kthjellët me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 31 °C.

Edhe të dielën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 32 °C./Motilokal.com