Shërohen edhe 32 pacientë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Shërohen edhe 32 pacientë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 207 raste me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa lajmi i mirë është se sot janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118./Motilokal.com