Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë verës

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë verës

Mushkonjat janë kudo dhe me pickimin e tyre gjakpirës, duket se më shumti i shënjestrojnë fëmijët. Për t’i shpëtuar këta të fundit nga sulmet e tyre, së pari duhet të provoni zgjidhjet natyrore para se të filloni “spërkatjen” me preparate të ndryshme.

Ekspertët rekomandojnë që të vishen rroba të ndritshme, sepse mushkonjat i tërheq ngjyra e errët.

Nëse do të dimë më shumë rreth tyre, atëherë do të kemi mundësi t’i shmangim ato.

Livando: Shumica e njerëzve mund ta pëlqejnë aromën e livandos, por mushkonjat e urrejnë atë! Për t’i mbajtur ato larg shtëpisë tuaj, hidhni disa pika livando në një copë dhe vareni në derën që mbani hapur, apo dritaren.

Hudhra: Edhe kjo është një tjetër aromë që mushkonjat nuk e durojnë dot. Vaji i hudhrës është një tjetër zgjidhje në këtë rast. Apo shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni, pasi ato janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut.

Limoni: Mundohuni të lini feta limoni në tryezën e verandës suaj. Edhe limoni do të bëjë që mushkonjat të mos afrohen./Motilokal.com