Paralajmërimi i OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit!

Paralajmërimi i OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit!

Përhapja e pandemisë së Koronavirusit vijon që të “përshkallëzohet” dhe në shumicën e vendeve, nuk është vendosur ende nën kontroll. Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference.

 “Në pjesën më të madhe të botës, virusi nuk është nën kontroll dhe situata po përkeqësohet. Më shumë se 12 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në OBSH, ndërsa janë humbur më shumë se 550 mijë jetë. Pandemia po përhapet ende me shpejtësi dhe numri i rasteve është dyfishuar në 6 javët e fundit”, deklaroi ai.

Tedros u shpreh: “Thuhet shpesh se sëmundjet nuk njohin kufij. Atyre nuk u interesojnë diferencat politike, dhe shpërfillin dallimet që bëjmë midis shëndetit dhe ekonomisë, jetës dhe jetesës. Pandemia e Covid-19 i ka prishur të gjitha këto. Ka shfrytëzuar pabarazitë në sistemet tona shëndetësore dhe skizmat në shoqëritë tona. Pandemia ka ekspozuar pabarazitë ekzistuese, duke zgjeruar dhe thelluar çarjet midis nesh.”/Motilokal.com