Japonia dhe NASA bien dakord të dërgojnë njerëz dhe robotë në Hënë

Japonia dhe NASA bien dakord të dërgojnë njerëz dhe robotë në Hënë

Japonia dhe NASA kanë rënë dakord sot që të bashkëpunojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe eksplorimin e sipërfaqes hënore, duke punuar për të dërguar përfundimisht njerëz dhe robotë në Hënë.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine dhe Ministri i Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë së Japonisë Koichi Hagiuda nënshkruan një deklaratë të përbashkët për misionin e  përbashkët gjatë një takimi virtual.

Sipas deklaratës, të dy palët planifikojnë të bashkëpunojnë në lidhje me programin “Artemis” ISS dhe NASA-s.

"Nënshkrimi i sotëm i kësaj deklarate të misionit bazohet në historinë e gjatë të bashkëpunimit të suksesshëm midis SHBA dhe Japonisë në hapësirë", tha Bridenstine.

"Ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Japonisë për “Artemis” dhe shpresojmë të zgjerojmë partneritetin e fuqishëm që kemi në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në sipërfaqen hënore dhe më gjerë", tha ai.

"Ky është një hap i madh drejt uljes së personit të parë japonez në Hënë", tha Hagiuda.

Përmes “Artemis”, NASA do t'i dërgojë njerëzit në Hënë deri në vitin 2024 dhe do të krijojë një eksplorim të qëndrueshëm të sipërfaqes hënore me partnerët e saj ndërkombëtarë deri në vitin 2028, tha ai./Motilokal.com