Konfirmohen 205 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Konfirmohen 205 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 1.728 testime janë regjistruar 205 raste të reja, ndërsa janë shënuar 6 viktima me koronavirus.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se 336 persona janë shërua duke lënë spitalin.

Sipas njoftimeve në total, Maqedonia e Veriut ka pasur 7777 persona të infektuar deri tani, ndërsa gati 4 mijë prej tyre janë shëruar, ka pasur 368 humbje jete.

Bashkë me 205 rastet e reja, në total mbeten 3449 raste aktive me koronavirus./Motilokal.com