Edhe 61 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Edhe 61 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 205 raste me COVID-19.

Lajmi i mirë është se sot janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Motilokal.com