Rreth 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni

Rreth 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni

Rreth 63 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjet së tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë.

Siç njoftona Agjencia e lajmeve Kyodo 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme, përfshirë edhe rajonin Kyushu kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet të shtëpive, shembje të urave, pemëve dhe rrugëve duke vështirësuar edhe qarkullimin.

Dhjetëra mijëra ushtarë, policë dhe punonjës të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zona të largëta ku shumë njerëz janë bllokuar.


Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milion njerëzve që jetojnë në Kyushu.


Ndërkohë Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme./Motilokal.com