Stuhia tropikale ‘Fay’ godet SHBA-të

Stuhia tropikale ‘Fay’ godet SHBA-të

Stuhia Tropikale ‘Fay’ përmbyti rrugët dhe rrëzoi pemët të premten në New York, New Jersey, Maryland dhe Delaware.

Një oficer i policisë në New York City u plagos ndërsa ndihmoi në pastrimin e një peme që kishte rënë mbi një taksi, raportoi WLNY-TV.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, Stuhia Tropikale ‘Fay pritet’ të kalojë të shtunën në pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje të mëdha si dhe mundësinë për përmbytje.

Stuhia pritet të sjellë shi dhe erëra të forta në jug të New Hampshire herët të shtunën, por do të ketë lëvizur nga zona deri në pasdite, tha meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit Dan Peterson.

Një parashikim i postuar në Weather.com parashikon një shans prej 8% deri në 15% të reshjeve të shiut në Portsmuth të shtunën mes orës 7 dhe 10 të mbrëmjes; E diela parashikohet të jetë kryesisht me diell.

Stuhia gjithashtu bëri që Presidenti Donald Trump të anulojë një miting që ai kishte planifikuar për të Shtunën në New Hampshire./Motilokal.com

Image

Image

Image