Plane për plazh? Mësoni si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Plane për plazh? Mësoni si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Java në vendin tonë nis me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot të kthjellët me diell si dhe temperatura vere për të pasionuarit pas plazhit dhe për ata të cilët kanë filluar tashmë pushimet.

Dita e hënë në do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 30 °C.

Edhe e marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 29 °C.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 23 deri në 30 °C. /Motilokal.com