Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe dy ditët e ardhshme në Shqipëri

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe dy ditët e ardhshme në Shqipëri

Java në vendin tonë nis me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot të kthjellët me diell si dhe temperatura vere për të pasionuarit pas plazhit dhe për ata të cilët kanë filluar tashmë pushimet.

Dita e hënë në do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 30 °C.

Edhe e marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 29 °C.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 20 deri në 29 °C. /Motilokal.com