Ndryshimet klimatike kanë shtuar rrezikun e sëmundjes së kërpudhave, e cila i prek plantacionet e bananes. Ky përfundim vjen nga një studim I bërë nga Universiteti I Ekseterit.
Sëmundja e njohur si Sigatoka e Zezë për herë të parë u shfaq në Azi nga fundi i shekullit 20- të, ndërsa sot ka pushtuar edhe të zonat e kultivimit të bananeve në Amerikën Latine dhe Karaibe.
Studimi i ri, i bërë nga ky universitet, thekson se ndryshimet në kushtet e lagështisë dhe temperaturës kanë rritur rrezikun e Sigatokës së Zezë nga më shumë se 44% në këto zona që nga vitet 1960.
Tregtia ndërkombëtare dhe rritja e prodhimit të bananeve kanë ndihmuar në përhapjen e Sigatokës së Zezë, të cilat mund të zvogëlojnë frutat e prodhuara nga bimët e infektuara deri në 80%.
Kjo ‘dergjë’ shkaktohet nga kërpudhat (Pseudocercospora fijiensis), cikli jetësor i të cilave përcaktohet fuqishëm nga moti dhe mikroklima.
"Ky hulumtim tregon se ndryshimet klimatike i kanë bërë temperaturat më të përshtatshme për mbirjen dhe rritjen e sporeve dhe i kanë bërë degët e frutave më të lagështa, duke ngritur rrezikun e infektimit me Sigatokën e Zezë në shumë zona të rritjes së bananes në Amerikën Latine.”, thotë Dr. Daniel Bebber, nga universiteti në fjalë.
