Liqeni i Shkodrës në fokusin e fotografëve të jetës së egër [Foto]

Liqeni i Shkodrës në fokusin e fotografëve të jetës së egër [Foto]

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Wildlife - Albanian Photographers dhe mbështetjen e Europian Union in Albania organizuan një shëtitje fotografike të Liqenit të Shkodrës.

Në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës thuhet se qëllimi i aktivitetit ishte promovimi i biodiversitet të larmishëm dhe tërheqjen e turistëve të natyrës, dhe jo vetëm, pranë Liqenit të Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është gjithashtu një nga rezervat më të mëdha në Europë të zogjve me mbi 270 specie midis të cilave edhe disa prej pelikanëve të fundit në kontinent.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin fotografë dhe profesionistë (të faunës dhe florës) nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ky aktivitet do të vlerësojë më tej elementet karakteristike të zonës së Liqenit të Shkodrës duke promovuar vlerat e habitatit natyror dhe ekosistemit e duke nxitur mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.

Biodiversiteti i larmishëm dhe peizazhet piktoreske e bëjnë këtë zonë një nga më të bukurat për t’u vizituar dhe fotografuar./Motilokal.com

Image may contain: people standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, sky, outdoor and water

Image may contain: one or more people, people standing, beard, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: one or more people, people standing, ocean, sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: 4 people, people standing, shoes, sky, tree and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor