Shpiket filtri i ajrit që ‘kap dhe vret’ koronavirusin

Shpiket filtri i ajrit që ‘kap dhe vret’ koronavirusin

Studiuesit nga Universiteti i Hjustonit kanë krijuar një filtër ajri që “kap dhe vret menjëherë” virusin vdekjeprurës COVID-19, i cili prej muajsh ka bllokuar botën.

Filtri është krijuar nga Zhifeng Ren, drejtor i Qendrës Texas për Superconductivity në UH, Monzer Hourani, CEO i Medistar dhe disa studiues të tjerë.

Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund të nisë menjëherë. Ata mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.

Researchers Create Air Filter that Can Kill the Coronavirus ...

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit, sidomos në ambiente të mbyllura.

Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat./Motilokal.com