Lëkundje tërmeti në Korçë

Lëkundje tërmeti në Korçë

Në mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës. Dridhjet u regjistruan rreth orës 08:32 me madhësi 3.6 shkallë të Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ishte me thellësi rreth 126 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 16 kilometra në jug të Korçës.

Nuk ka ende ndonjë raportim për dëme materiale apo lëndime në njerëz./Motilokal.com