Ndalimi i prodhimit të naftës i kushton Libisë më shumë se 7 miliard dollarë humbje

Ndalimi i prodhimit të naftës i kushton Libisë më shumë se 7 miliard dollarë humbje

Korporata Kombëtare e Naftës në Libi (NOC) njoftoi se kostoja e ndalimit të prodhimit të naftës që nga fillimi i janarit ka shkaktuar miliarda dollarë humbje. 

NOC tha se prodhimi i naftës ishte ndalur më 17 janar dhe humbjet kanë arritur në 7 miliard dollarë.

Një grup i armatosur i lidhur me kryekomandantin Khalifa Haftar mbylli portet e eksportit të naftës në rajonin e “Gjysmëhënës së Naftës” më 18 janar - një ditë përpara Konferencës së Berlinit në Gjermani që kërkoi të sjellë një zgjidhje për krizën libiane.

Drejtuesit e fiseve pro-Haftar gjithashtu njoftuan se ata mbyllën prodhimin e naftës në fushat e naftës Sharara dhe Al-Fil.

Në fillim të vitit 2020, Libia – e cila ka rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë, ishte në gjendje të prodhonte 1.2 milion fuçi naftë të papërpunuar në ditë por për shkak të ndërprerjes së grupit pro-Haftar për gjysmë viti, prodhimi i përditshëm ra nën 100,000 fuçi dhe linjat e gjata të karburantit janë bërë rutinë./Motilokal.com