Pas koronavirusit, Wuhan ‘pushtohet’ nga uji [Foto]

Pas koronavirusit, Wuhan ‘pushtohet’ nga uji [Foto]

Wuhan është qyteti kinez nga i cili virusi COVID-19 u përhap në të gjithë botën. Por tanimë ky qytet po përballet edhe me një tjetër problem, përmbytjet.

Wuhan-i dikur epiqendra e COVID-19 tani është kthyer epiqendër, atë të përmbytjeve masive, pasi e gjithë zona është pushtuar nga uji.


Lagje të tëra janë nën ujë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ky qytet ka shpallur alarmin e kuq për shkak të përmbytjeve.


Rrjedha e fuqishme e ujit ka marrë përpara çdo gjë, të cilat kanë pushtuar katet e para të banesave si dhe kanë shkatërruar bizneset përreth. Për shkak të shirave miliona njerëz pranë lumit Yangtze janë të rrezikuar.


Rezervuari “Three Gorges”, i cili ka mbajtur më shumë ujë në përpjekje për të lehtësuar rreziqet e përmbytjes në rrjedhën e poshtme, është më shumë se 10 metra më i lartë se niveli i lejuar i tij, me hyrjet tani në më shumë se 50,000 metra kub në sekondë. Sezoni i shiut veror sjell përmbytje në Kinë pothuajse çdo vit.


Mbi 1,500 ushtarë janë shpërndarë në fshatra për të vendosur prita në mënyrë që uji të mos rrezikojë njerëzit si dhe të mbjellat. Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, reshjet pritet të vazhdojnë jo vetëm në Wuhan, por edhe në shumë qytete të tjera në Kinë. Meteorologët kanë bërë të ditur se edhe provinca  Hubei, e cila kohët e fundit u prek më rëndë nga koronavirusi, rrezikohet nga përmbytjet./Motilokal.com