Turqia do të lëshojë satelitin e parë në hapësirë në vitin 2022

Turqia do të lëshojë satelitin e parë në hapësirë në vitin 2022

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu tha se sateliti i parë vendor dhe kombëtar turk, TURKSAT 6-A do të lëshohet në hapësirë në vitin 2022, transmeton TRT.

Ai tha se TURKSAT duke vazhduar me sukses dhe pa ndërprerje punimet është një aktor i rëndësishëm në fushën ndërkombëtare të satelitëve. 

“Sateliti i komunikimit Turksat 5A planifikohet të dërgohet në hapësirë në çerekun e fundit të këtij viti ndërsa Turksat 5B të lëshohet në hapësirë çerekun e dytë të vitit 2021”, tha ministri Karaismailoglu.

Duke tërhequr vëmendjen se sateliti i parë vendor dhe kombëtar turk, TURKSAT 6-A do të lëshohet në hapësirë në vitin 2022, Karaismailoglu tha: “Me prodhimin e TURKSAT 6-A, Turqia do të hyjë ndër 10 vendet që mund të prodhojnë satelitë komunikacioni në botë”./Motilokal.com