Do shkoni në pushime? Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen për ujë

Do shkoni në pushime? Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen për ujë

Jeni duke bërë gati valixhet për të shkuar në pushime por jeni të shqetësuar se mos ju thahen bimët dhe lulet gjatë kësaj periudhe? Por kudo që të shkoni, mendja e ju mbetet tek shtëpia, lulet se a kush t’i ujit. Mos u shqetësoni edhe pse kërkon pak planifikim dhe maturi është mjaft e thjeshtë.

Vazot me lule duhen ujitur, sepse vapa është e padurueshme edhe për to.

Lee Valley Tools

Si duhet të veproni që të kaloni pushime më të qeta?

Si fillim, i transferojmë vazot në një vend të ballkonit apo verandës ku nuk bie dielli. Sa më pak diell të ketë, aq më ngadalë do të avullojë lagështia nga dheu. Para se të largohemi nga shtëpia është mirë që të bëjmë ujitjen e fundit.

Nëse pushimet tuaja do të zgjasin 7 deri në 10 ditë, disa nga alternativat që keni për të mbajtur bimët në lagështinë e duhur janë këto.

Edhe pse zgjidhja më e mirë është t’i lini çelësin e shtëpisë një njeriut tuaj të besuar.

Për të gjithë personat të cilët pëlqejnë sendet elektronike mund të përdorin një sistem me sensorë elektronik. Ky sistem i teknologjisë përdor sensorë për të zbuluar kur toka është e thatë. Ju vetëm duhet të kujtoni të ujisni këtë pajisje njëherë në kaq kohë.


Një mundësi tjetër është edhe mbushja e bidonave plastikë, duke mbyllur kapakun e tyre lirshëm ose hapni disa vrima në të. Më pas vendosini bidonat të kthyer për mbrapsht në brendësi të vazos.

Related image

Mund të merrni në dyqan edhe një xhel apostafat, që ruan gjatë lagështinë e dheut.


Një ide e mirë është edhe përdorimi i pëlhurës prej pambuku ose najloni. Nëse keni litar të hollë bëjeni gërshet në mënyrë që ta thithë më mirë ujin. Kini kujdes nëse përdorni një litar i cili nuk është 100 për qind absorbues ujitja do të dështojë./Motilokal.com