![Krijohet kostumi anti-koronavirus, mbron mjekët 100% nga infektimi dhe nuk do të kenë më vapë [Foto]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/5f1/432/7c5/thumb_3349_650_365_0_0_crop.jpg)
Pandemia e koronavirusit që ka goditur të gjithë botën, ka bërë që shkencëtarë, ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të punojnë për t’i ofruar njerëzimit mjetet për të luftuar këtë virus.
Dhe një nga shpikjet më të fundit është edhe kostumi anti-koronavirus. Shkencëtarët meksikanë kanë arritur të krijojnë një veshje për personelin mjekësor që kujdeset për pacientët me COVID-19.
Sipas ekspertëve ky kostum krijon lirshmëri në lëvizje për mjekët dhe infermierët.
Ata thanë se një nga problemet kryesore të personelit mjekësor ka qenë se masat mbrojtëse që marrin gjatë orarit të punës i shkaktojnë nxehtësi dhe i vështirësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë lodhjen.
Dhe për të eliminuar këto penga Xe Medica Ambulancias, vendosi të prodhojë këtë kostum për të lehtësuar punën e mjekëve dhe infermierëve.
“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë.
Bateria e kostumit zgjat 8 orë dhe mund të karikohet kudo./Motilokal.com