Një tjetër tërmet i fortë godet veriun e Islandës, regjistrohen edhe dhjetëra pasgoditje

Një tjetër tërmet i fortë godet veriun e Islandës, regjistrohen edhe dhjetëra pasgoditje

Nuk ka kaluar më shumë se një muaj që kur Islanda u godit nga një seri tërmetesh në Islandë, me magnitudë deri në 5.8 ballë Rihter. Ndërsa sot ky vend u godit nga një tjetër tërmet i fortë që dridhi veriun e ishullit.

Sipas njoftimit të Zyrës Islandeze të Motit tërmeti i fundit ishte i madhësisë 4.7 ballësh Rihter.

Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Pas këtij tërmeti Islanda ka regjistruar edhe dhjetëra pasgoditje. Të gjitha këto janë regjistruar përgjatë Tjornsit, në veri të Siglufjordur, por larg kryeqytetit Rejkjavik, që ndodhet në jugperëndim.

Që prej fillimit të dridhjeve me 19 qershor, mijëra tërmete të vegjël janë regjistruar në këtë zonë./Motilokal.com