Moti në Shqipëri gjatë kësaj jave do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane

Moti në Shqipëri gjatë kësaj jave do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane

Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga rrymat e nxehta afrikane, ku do të mbizotërojë mot i nxehtë me diell dhe vranësira kalimtare në relievet malore.

Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 27 °C.

E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 31 °C.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë edhe më e nxehtë, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 23 deri në 34 °C. /Motilokal.com