Rikthehen temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit në Kosovë

Rikthehen temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit në Kosovë

Sipas parashikimit të Motilokal.com Kosova do të përfshihet nga fushat të presionit të lartë nga Evropa perëndimore që do të favorizojë mot kryesisht me diell edhe gjatë kësaj jave.

Dita e hënë do të mbajë mot të freskët në mëngjes dhe të kthjellët, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 24 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 25 °C.

Edhe e mërkura do të mbajë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 30 °C. /Motilokal.com