Simptomat e koronavirusit ndahen në gjashtë grupe të ndryshme, zbulon studimi

Simptomat e koronavirusit ndahen në gjashtë grupe të ndryshme, zbulon studimi

Simptomat e COVID-19 ndahen në gjashtë grupe të ndryshme, kanë zbuluar shkencëtarët dhe kjo mund të ndihmojë për të parashikuar nëse një pacient do të ketë për një ventilator ose ndihmesa tjera për frymëmarrje.

Ekipi thotë se gjetjet mund t'u japin mjekëve paralajmërime paraprake nëse një pacient do të ketë nevojë për spital dhe aparate qe ndihmojnë frymëmarrjen, shkruan The Guardian.

Por gjithashtu mund të ndihmojë pacientët në rrezik, domethënë këtyre pacientëve mund t’u jepet oksigjen në shtëpi, në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet sa për respiratorë. Aktualisht, ekipi shtoi, koha mesatare për të arritur në spital me COVID-19 është 13 ditë.

"Çdo gjë që mund të bësh më herët për të parandaluar shkuarjen në spital rrit mundësinë e mbijetesës dhe shërimit më të shpejtë", tha Profesor Tim Spector nga King's College London.

Studiuesit morën të dhëna nga 1,653 pacientë që testuan pozitivisht për COVID-19, raportuan simptoma të vazhdueshme dhe regjistroheshin rregullisht azhurnime për shëndetin dhe situatën e tyre. Në përgjithësi, 383 prej këtyre pacientëve shkuan për kontroll të mjeku dhe 107 kërkuan oksigjen.

Rezultatet sugjerojnë gjashtë grupe të ndryshme bazuar në llojin e simptomave, kur ato kanë ndodhur, dhe kohëzgjatjen e tyre brenda 14 ditëve të para të sëmundjes së pjesëmarrësve.

Gjashtë grupet e simptomave sipas studimit janë:

Grupi 1: Kryesisht simptomat e traktit të sipërm të frymëmarrjes si kolla e vazhdueshme, me dhimbje të muskujve. Rreth 1.5% e pacientëve në këtë grup kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje, me 16% që kishin nevojë për kontroll të mjeku. Ky është grupi më i zakonshëm i simptomave, duke prekur 462 pacientë pjesëmarrës në studim.

Grupi 2: Kryesisht simptoma të traktit të sipërm respirator, mungesa e apetiti dhe ethe. Nga pacientët e këtij grupi 4.4% kanë pasur nevojë për aparate të frymëmarrjes. 17.5% kishin nevojë për spital.

Grupi 3: Simptomat gastrointestinale si diarreja, por shumë më pak simptoma të tjera. Ndërsa vetëm 3.7% e pacientëve në këtë grup më vonë kishin nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pothuajse 24% së paku një herë kanë vizituar spitalin.

Grupi 4: Shenja të hershme të lodhjes së madhe, dhimbje të vazhdueshme të gjoksit dhe kollitje. Nga pacientët e këtij grupi 8.6% kërkojnë ndihmë nga aparatet për frymëmarrje. 23.6% kishin nevojë për spital.

Grupi 5: Konfuzion, mungesë apetiti lodhje e madhe. Nga pacientët e këtij grupi 9.9% kërkojnë ndihmë për frymëmarrje. 24.6% kishin nevojë për spital.

Grupi 6: Pengesa e theksuar e frymëmarrjes dhe dhimbje në gjoks, si dhe konfuzion, lodhje dhe simptoma të sistemit tretës. Pothuajse 20% e këtij grupi kishin nevojë për mbështetje të frymëmarrjes dhe 45.5% kishin vizituar më shumë se një herë spitalin. Por ky është grupi më i zakonshëm i simptomave, duke prekur 167 pjesëmarrës.

Ekipi tha se dy grupet e para ishin me simptoma më të buta të COVI-19.

Spektori tha: "Duke regjistruar të gjitha simptomat dhe kur ato ndodhin në diçka si një aplikacion mjekësor, ju mund të rrisni ndjeshëm aftësinë për të parashikuar se kush do të ketë nevojë për ndihmë për spital dhe potencialisht të shpëtojë jetë."

Bazuar në pesë ditët e para të simptomave të raportuara, së bashku me karakteristikat e pacientit të tilla si mosha, seksi dhe gjendjet mjekësore para-ekzistuese, ekipi mund të parashikojë 79% të rasteve se kur një pacient do të ketë nevojë për respirator apo oksigjen. Duke përdorur veçoritë e pacientëve vetëm, kjo shifër ishte pak nën 70%; shansi do të jepte një shifër prej 50%./Motilokal.com