51 vite më parë Neil Armstrong shkeli në Hënë!

51 vite më parë Neil Armstrong shkeli në Hënë!

Saktësisht, 51 vite më parë, më 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong ishte i pari njëri që shkeli në sipërfaqen e planetit Hënë, sot studiuesit gjermanë kanë korrigjuar moshën e saj, e cila sipas tyre është 85 milionë vjeçe më e re se Toka.

Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet '60 të shekullit të kaluar dhe kur çdo ëndërr dukej e mundur për tu realizuar dhe kur amerikani Neil Armstrong më 20 korrik 1969, u bë njeriu i parë që vuri këmbën mbi sipërfaqen e Hënës.

Neil Armstrong was the first man to set foot on the moon

Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetërsuar.

Njerëzimi në fakt dukej i aftë për të kapërcyer barrierat e hapësirës dhe kohës.

Misioni “Apollo 11” është shndërruar sot në simbolin e një epoke të re drejt hapësirës, ku protagonistë të rinj po sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që synon kthimin në Hënë në një rutinë duke e shndërruar këtë satelit të vogël në një bazë kërkimore për eksplorimin e sistemit diellor duke filluar nga planeti Mars./Motilokal.com