Emiratet e Bashkuara Arabe nisin me sukses misionin e parë historik drejt Marsit

Emiratet e Bashkuara Arabe nisin me sukses misionin e parë historik drejt Marsit

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë histori, pasi kanë nisur për në hapësirë misionin e tyre të parë të botës arabe, duke dërguar një anije kozmike për një udhëtim shtatë muajsh në Mars.

Orbiteri, i quajtur “Amal” ose “Hope”, u lëshua me një raketë japoneze H-IIA nga një port hapësinor në Tanegashima të Japonisë.

Misioni i sondës është studimi i motit dhe klimës së planetit Mars. Shkencëtarët tentuan ta nisnin sondën 2 herë javën e kaluar, por u anulua për shkak të kushteve të motit.

“Hope” ka për të kryer një udhëtim rreth 500 milionë kilometra drejt planetit të kuq dhe pritet të arrijë në Mars deri në shkurt të vitit 2021, kur Emiratet e Bashkuara Arabe do të festojnë 50 vjetorin e formimit.

Image

Njerëzit që shikonin në një qendër hapësinore në Dubai brohorisnin pas ngritjes.

Raketa është siguruar nga Mitsubishi Heavy Industries.

Sarah Al Amiri, shkencëtarja drejtuese e këtij projekti tha se ishte shumë e gëzuar për këtë ngjarje. Ajo u shpreh se kjo gjë do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për qytetarët e vendit të saj, të cilët do ta shohin veten njësoj si amerikanët.

“Jam shumë e gëzuar që fëmijët e Emirateve do të zgjohen mëngjesin e 20 Korrikut me një projekt të tyre, me një realitet të ri, mundësi të reja, të cilat do t’i lejojnë që të japin kontribut dhe të krijojnë një impakt të madh në botë”, tha ajo.

Sarah Al Amiri and Naohiko Abe, Mitsubishi Heavy Industries

Sonda e dërguar nga Emiratet e Bashkuara arabe është një nga tre misionet për në Mars që nisen këtë muaj. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë në fazat e fundit të projekteve të tyre, ndërsa Japonia ka planifikuar një mision të Hënës dhe Mars për vitin 2024.

Hope spacecraft render at Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe shpresojnë se do të sigurojë një pamje të plotë të atmosferës marsiane gjatë sezoneve të ndryshme.

Vendi deri më tani ka nisur me sukses tre satelitë vëzhgimi, por nuk ka shkuar përtej orbitës së Tokës.

Omran Sharaf, drejtori i projektit i Emirates Mars Mission, tha të Dielën se ky mision "është një mesazh shprese për rininë arabe. Nëse një komb i ri si Emiratet e Bashkuara Arabe është në gjendje të arrijë Marsin në më pak se 50 vjet, atëherë ne mund të bëjmë shumë më tepër."/Motilokal.com