Koronavirusi: Vaksina e krijuar nga Oksfordi rezulton e suksesshme

Koronavirusi: Vaksina e krijuar nga Oksfordi rezulton e suksesshme

Vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit është efektive dhe krijon imunitet nga Covid-19.

Testi që përfshinte 1077 njerëz tregoi se injeksioni krijon antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut, që luftojnë virusin, njofton BBC.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë herët të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe testimet më të mëdha janë duke u zhvilluar.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.

Si funksionon vaksina?

Vaksina - e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 - po zhvillohet me një shpejtësi të paparë.

Është bërë nga një virus i gjeneruar gjenetikisht që shkakton ftohjen e zakonshme në shimpanzë.

Po ashtu është e modifikuar dhe nuk mund të shkaktojë infeksione tek njerëzit dhe gjithashtu e bën të duket më shumë si koronavirus.

Shkencëtarët e bënë këtë duke transferuar udhëzimet gjenetike për "proteinë spike" të koronavirusit - mjetin kryesor që ai përdor për të pushtuar qelizat tona - në vaksinën që po zhvillonin.

Kjo do të thotë që vaksina i ngjan koronavirusit dhe sistemi imunitar mund të mësojë se si ta sulmojë atë.

Çfarë janë antitrupat dhe qelizat T?

Pjesa më e madhe e përqendrimit në koronavirus deri më tani ka qenë në lidhje me antitrupat, por këto janë vetëm një pjesë e mbrojtjes sonë imune.

Antitrupat janë proteina të vogla të bëra nga sistemi imunitar që ngjiten në sipërfaqen e viruseve.

Antitrupat neutralizues mund të çaktivizojnë koronavirusin.

Qelizat T, është një lloj qelize e bardhë e gjakut, e cila ndihmon në koordinimin e sistemit imunitar dhe është në gjendje të zbulojë se cilën nga qelizat e trupit janë të infektuara dhe të shkatërruara.

Pothuajse të gjitha vaksinat efektive shkaktojnë një antitrup dhe një përgjigje të qelizës T.

Puna në laborator

Nivelet e qelizave T arritën kulmin 14 ditë pas vaksinimit dhe nivelet e antitrupave arritën kulmin pas 28 ditësh. Studimi nuk ka zgjatur aq sa duhet për të kuptuar se sa kohë mund të zgjasin, tregoi studimi në Lancet.

Prof Andrew Pollard, nga grupi i hulumtuesve në Oksford, i tha BBC-së: "Ne jemi vërtet të kënaqur me rezultatet e publikuara sot teksa po shohim të dy antitrupat neutralizues dhe qelizat T.

"Është jashtëzakonisht premtuese dhe ne besojmë se ky lloj do të ketë rezultate efektive për mbrojtje nga virusi.”

"Por pyetja kryesore që të gjithë duan të dinë është se a funksionon vaksina, a ofron mbrojtje... dhe ne jemi në pritjeje", tha ai.

Studimi tregoi se 90% e njerëzve zhvilluan antitrupa neutralizues pas një doze. Vetëm dhjetë njerëzve iu dhanë dy doza dhe të gjithë prodhuan antitrupa neutralizues.

"Ne nuk e dimë nivelin e nevojshëm për mbrojtje, por ne mund të maksimizojmë me një dozë të dytë", i tha Profesor Pollard BBC-së.

A është e sigurt?

Po, por ka efekte anësore.

Nuk kishte efekte anësore të rrezikshme nga marrja e vaksinës, megjithatë, 70% e njerëzve në që u testuan kanë treguar për ethe ose dhimbje koke.

Studiuesit thonë se kjo mund të menaxhohet me paracetamol.

Prof. Sarah Gilbert, nga Universiteti i Oksfordit, në Mbretërinë e Bashkuar, thotë: "Ka ende shumë punë për të bërë para se të konfirmojmë nëse vaksina jonë do të ndihmojë në menaxhimin e pandemisë Covid-19, por këto rezultate janë duke dhënë rezultate premtuese".

Cilat janë hapat e ardhshëm?

Rezultatet e deritanishme janë premtuese, por qëllimi i tyre kryesor është të sigurojnë që vaksina të jetë mjaft e sigurt për t'u dhënë njerëzve.

Studimi nuk mund të tregojë nëse vaksina mund të parandalojë që njerëzit të sëmuren apo edhe të zvogëlojnë simptomat e tyre të Covid-19.

Më shumë se 10.000 njerëz do të marrin pjesë në fazën tjetër të testimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, testimi do të zgjerohet edhe në vendet e tjera sepse niveli i koronavirusit është i ulët në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë të vështirë të dihet nëse vaksina është efektive.

Do të ketë më shumë testime, duke përfshirë mbi 30,000 njerëz në SHBA si dhe 2000 në Afrikën e Jugut dhe 5000 në Brazil.

Kur do ta marrë vaksinën?

Është e mundur që vaksina kundër koronavirusit do të dëshmohet e efektshme para fundit të vitit, megjithatë, ajo nuk do të jetë e disponueshme.

Punëtorët e shëndetit dhe të kujdesit do të kenë përparësi ashtu si njerëzit që konsiderohen të rrezikuar nga Covid-19 për shkak të moshës së tyre ose kushteve mjekësore.

Sidoqoftë, vaksinimi ka të ngjarë të jetë, sa më shpejt, vitin e ardhshëm, edhe nëse gjithçka shkon sipas planit.

Boris Johnson tha: "Padyshim që është shpresëdhënëse, jam 100% i sigurt se do ta kemi vaksinën këtë vit, ose vitin tjetër”.

Vaksina e Oksfordit nuk është e para që arrin në këtë fazë, grupe të ndryshme si në SHBA dhe Kinë gjithashtu janë duke botuar rezultate të ngjashme.

Ndërmarrja amerikane Moderna ishte e para nga që bëri të ditur zbulimin e vaksinës, e cila mund të prodhojë antitrupa neutralizues.

Kompanitë BioNtech dhe Pfizer gjithashtu kanë pasur rezultate pozitive duke përdorur vaksinën e tyre për ARN.

Vaksinat në grafikun e zhvillimit

Një teknikë e ngjashme me atë të Oksfordit, e zhvilluar në Kinë, gjithashtu ka treguar rezultate premtuese.

Sidoqoftë, të gjitha këto qasje janë në kufirin absolut të shkencës dhe nuk janë provuar të funksionojnë më parë./Motilokal.com