Fenomen i rrallë në Turqi, shfaqet flamingo e zezë

Fenomen i rrallë në Turqi, shfaqet flamingo e zezë

Flamingo e zezë një fenomen i rrallë është shfaqur në Parkun Kombëtar “Sultan Sazlığı” në pjesën qendrore të Turqisë, i cili paraqet një habitat të rëndësishëm për shpendët shtegtarë.

Drejtoria rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Parqeve Kombëtare në provincën Kayseri tha se ky rast është fryt i punimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve për ta kthyer parkun kombëtar "në ditët e saj të lavdishme", pasi për shkaqe të ndryshme ishte kthyer në stepë.

Flamingoja e zezë për herë të fundit në Turqi është vërejtur në Zonën e Zhvillimit të Botës së Kafshëve të Egra Akyatan-Tuzla në Adana, transmeton AA./Motilokal.com