Tajvani regjistron temperaturën e dytë më të lartë në 123 vjet

Tajvani regjistron temperaturën e dytë më të lartë në 123 vjet

Kryeqyteti i Tajvanit Taipei regjistroi temperaturën e dytë më të lartë në 123 vitet e fundit të Dielën, tha Byroja Qendrore e Motit (CWB).

Taipei regjistroi temperaturën 39 gradë Celsius që është e dytë më e lartë në qytet që nga viti 1897 dhe dita më e nxehtë ndonjëherë në korrik.

Sipas Byrosë Qendrore të Motit, Taipei kishte regjistruar temperaturën më të lartë me 8 gusht të vitit 2013, 39.3 gradë Celsius.

CWB map of Sunday's sizzling temperatures. 

Qarku Nantou i Tajvanit regjistroi temperaturën 39.3 gradë të dielën dhe për këtë Byroja e Motit tha se stacioni në qark është një platformë vëzhgimi pa pilot, matjet e së cilës nuk janë shtuar në rekordin kombëtar.

Byroja Qendrore e Motit kishte lëshuar tashmë një alarm të nxehtësisë "portokalli" për kryeqytetin, i cili paralajmëron një temperaturë të lartë një-ditore prej 38 gradë Celsius ose një maksimum prej 36 gradë Celsius për tre ditë radhazi.

Ndërkohë, zyra e motit lëshoi gjithashtu një paralajmërim për shi të fortë në 14 qytete të cilat gjenden në zona malore, përkatësisht Taipei i Ri, Taoyuan, Taichung, Tainan, Kaohsiung, dhe qarqet e Hsinchu, Miaoli, Nantou, Yunlin, Chiayi, Pingtung, Yilan, Hualien dhe Taitung./Motilokal.com