Shkencëtarët e Zelandës së Re shpikin sistemin i ri për parashikimin e vullkaneve

Shkencëtarët e Zelandës së Re shpikin sistemin i ri për parashikimin e vullkaneve

Shkencëtarët në Zelandën e Re kanë shpikur një sistem të ri alarmi për të paralajmëruar shpërthimin e vullkaneve - një sistem i cili, thonë ata, mund të kishte parashikuar shpërthimin vdekjeprurës të ishullit të Bardhë të vitit 2019.

21 persona vdiqën pasi shpërtheu një prej vullkaneve më aktive në vend, i njohur gjithashtu si Whakaari, më 9 dhjetor 2019, ndërsa turistët po vizitonin vendin. Të tjerët pësuan lëndime të rënda.

Sistemi i ri përdor algoritmet mësuese të makinerive për të analizuar informacionet në kohë reale dhe për të parashikuar shpërthimet e ardhshme.

Hulumtimi u botua në revistën Nature Communications javën e kaluar.

Një nga shkencëtarët e përfshirë në projekt, Shane Cronin nga Universiteti i Auckland, i tha BBC-së se sistemi aktual kishte qenë "shumë i ngadaltë për të dhënë paralajmërime për njerëzit [në] ishull."

"Sistemi aktual [paralajmërues] mbledh të dhëna në kohë reale, por ajo që priren të ndodhë është që këto informacione vlerësohen nga një panel dhe ata kanë një proces ekspertësh...të gjitha këto marrin kohë". tha ai.

"Mënyra se si paralajmërojmë për vullkanet ishte mjaft e mirë 10 vjet më parë, por në të vërtetë nuk po ecën me kohën", theksoi Cornin./Motilokal.com