NASA publikon pamjen unike të yjeve, qyteteve dhe një komete [Foto]

NASA publikon pamjen unike të yjeve, qyteteve dhe një komete [Foto]

Nga pozicioni i tyre në hapsirë, Stacioni ndërkombëtar i hapsirës, astronautët kanë ndarë një pamje unike të planteit tonë që shumë pak njerëz mund ta shohin.

Bob Behnken, i cili ka rreth një muaj në stacion postoi në Twitter një foto të bukur ku shfaqen yjet, qytetet si edhe një kometë.


“Qielli natë, pak para agimit në Stacionin Hapësinor. Yje, qytete, anije kozmike dhe një kometë”, ka shkruar Behnken.

Ndërsa mbetet e paqartë se cilat qytete mund të shihen në foto nga stacioni hapësinor. Megjithatë bëhet e ditur se kometa quhet Neowise dhe do të jetë e dukshme gjatë muajit korrik.


Kometa do ta arrijë pikën më të afërt me Tokën më 23 korrik, ku do të jetë rreth 103 milionë kilometra larg./Motilokal.com