CNN: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin turistët amerikanë

CNN: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin turistët amerikanë

Dikur një nga dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur nën pandeminë e koronavirusit, me dyer të mbyllura nëpër planet për udhëtarët amerikanë, shkruan CNN.

Me rastet e koronavirusit në SHBA kohët e fundit duke kaluar shifrën prej tre milion, shumë kombe tani e shohin Amerikën me frikë. Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, ata nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e hapjes së kufijve të tyre.

Edhe ndërsa kufizimet në disa vende lehtësohen, amerikanët janë ende në listën e rrezikut.

Ndër vendet që lejojnë turistët amerikanë për pushime ndodhet Shqipëria dhe Kosova.

Vendi përgjatë detit Adriatik, Shqipëria rifilloi fluturimet tregtare ndërkombëtare që nga 15 qershori.

Nuk ka detaje specifike për sa i përket asaj që udhëtarët amerikanë mund të presin pas mbërritjes në Shqipëri, megjithatë, në faqen web të Ambasadës Amerikane thuhet se do të ketë personel mjekësor shtesë në të gjitha pikat e hyrjes si dhe ekzaminime dhe kërkesa të mundshme për karantinë.

"Udhëtarët duhet të jenë të përgatitur që kufizimet e udhëtimit të vihen në fuqi me pak ose aspak njoftim paraprak", thuhet në të.

Testi apo qëndrimi në karantinë nuk kërkohet udhëtarëve amerikanë që vijnë në Kosovë.

Sipas uebfaqes së Ambasadës Amerikane në Kosovë: "Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës raportohet se është i hapur për të gjithë udhëtarët. Megjithatë, megjithatë, disa shtetasve amerikanë po vazhdon t’u ndalohet nisja nga SHBA-ja sepse s’po munden të dëshmojnë se janë rezidentë apo shtetas të Kosovës

"Pavarësisht se është e hapur për turistët, Ambasada sugjeron fuqimisht vizitorët amerikanë të anulojnë ose shtyjnë çdo plan udhëtimi në Kosovë këtë verë."

Ndër vendet që pranojnë turistë amerikanë janë edhe Maqedonia e Veriut, Meksika, Serbia, Turqia, Tunizia, ndërkohë që ndër vendet që i pranojnë këta turistë me kushte janë Kroacia, Egjipti, Britania e Madhe dhe Ukraina./Motilokal.com