Instituti i Shëndetësisë: 168 raste të reja dhe 157 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Instituti i Shëndetësisë: 168 raste të reja dhe 157 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmi i mirë është shërimi i 157 pacientëve derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajt”, thuhet në kumtesën e IKSHPK-së./Motilokal.com