Greta Thunberg do të dhurojë 100 mijë euro për të luftuar COVID-19 në Amazon

Greta Thunberg do të dhurojë 100 mijë euro për të luftuar COVID-19 në Amazon

Aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg, përmes një cicërime në Twitter bëri të ditur se do të dhurojë 100.000 euro për të luftuar përhapjen e koronavirusi në Amazon të Brazilit.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi aktivistja për ndryshimet klimatike fitoi çmimin “Gulbenkian Prize for Humanity”, me vlerë 1 milion euro.

Thunberg deklaroi se do t’i ndajë edhe 100.000 euro të tjera për mbrojtën e mjedisit.

“Paratë e çmimit kapin vlerën e një milion eurove dhe të gjitha paratë e çmimit do të dhurohen përmes fondacionit tim për organizata dhe projekte të ndryshme që janë duke punuar për të ndihmuar njerëzit që luftojnë në vijat e para, të prekur nga kriza e klimës dhe kriza ekologjike. Po ashtu për të ndihmuar organizatat dhe projektet që janë duke luftuar për të mbrojtur natyrën”, ka shkruar Thunberg në Twitter./Motilokal.com

.