Ngrohja globale: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në vitin 2100

Ngrohja globale: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në vitin 2100

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa për ngrohjen globale, sipas një studimi.

Zhdukja graduale e habitatit të tyre për shkak të shkrirjes së akullnajave po shkurton kohën e gjuetisë të arinjve polarë, deklaruan shkencëtarët.

Arinjtë polarë

Mishngrënësi, i cili jeton në rajone të Arktikut ku temperatura mund të zbresë deri në -40 gradë Celsius, mund të qëndrojnë pa ngrënë me muaj, veçanërisht gjatë periudhës së verës, kur akulli i detit shkrihet çdo vit.

Arinjtë polarë në verën e Arktikut

Për sa kohë akulli vazhdon të shkrihet kafshët do të detyrohen të shkojnë në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre. Femrat janë më të prekura nga  ky fenomen, pasi ato do të duhet të hyjnë në çadrat e tyre në vjeshtë të për të lindur në mes të dimrit dhe të dalin në pranverë me këlyshët e tyre.

Arinjtë polarë mbështeten në akullin e detit për të kapur pre e tyre

“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnar nga Universiteti i Torontos në Ontario të Kanadasë.

Për shkak të ngrohjes globale arinjtë polarë renditen si më të rrezikuarit nga zhdukja, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)./Motilokal.com