‘Ditës së Pastrimit të Botës’ i bashkohet edhe ministri Lluka me disa të rijnë

‘Ditës së Pastrimit të Botës’ i bashkohet edhe ministri Lluka me disa të rijnë

21 shtatori shënohet si ‘Dita e Pastrimit të Botës’, ndryshe i njohur si aksioni më i madh global kundër mbeturinave ka nisur sot, në më shumë se 160 vende të ndryshme të botës me vullnetarë të shumtë, organizatorë dhe kompani përreth globit që i kanë bashkuar forcat për të pastruar planetin.

Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, në kuadër të së cilës janë organizuar disa aksione nëpër disa vende të ndryshme.

Një aksioni të tillë i është përgjigjur edhe ministri në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili së bashku me disa të rijnë ka marrë pjesë në pastrimin e Shkugëzes në Gjakovë.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se hedhja e mbeturinave në hapësira të përbashkëta nuk i takon kohëve tona. Shumë irrituese për syrin, shumë e dëmshme për ambientin e shëndetin. Mbi 90 për qind e mbeturinave ishin qese plastike, gota, enë dhe pjesë tjera plastike, që nuk riciklohen me qindra vjet nga natyra.

“Mos e bëni bërllok të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka deklaruar ministri Lluka. /Motilokal.com

Image may contain: 1 person, tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, tree, plant, outdoor and nature