Studim: Tri veprime të thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

Studim: Tri veprime të thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

Nëse lani duart rregullisht, mbani maskë dhe distancën e duhur, atëherë këto tre veprime të thjeshta mund të ndalojnë pandeminë e COVID-19, madje edhe pa vaksinë ose trajtime shtesë, sipas një studimi të ri, shkruan CNN.

Studimi, botuar të martën në revistën “PLoS Medicine”, iu referua masave qe mund te frenonin përhapjen e COVID-19, lidhur me sjelljen njerëzore.

“Reference në studim u mor shpeshtësia e kontakteve mes qytetareve, në Holandë, por modeli është i përshtatshëm edhe për vendet e tjera perëndimore”, thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.

"Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%", kanë shkruar ata.

Sidoqoftë, nëse publiku është i ngadaltë, por përfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pa ndaluar arritjen e një kulmi.

Nëse qeveritë mbyllen herët, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë mbrojtës personale, kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte kulmin e rasteve.

Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin, për së shumti, shtatë muaj, zbuloi studimi.

“Në terma praktike, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë i lan duart dhe ruan distancën fizike, që kanë 25% efektivitet”, theksojnë ata.

Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Autorët argumentojnë se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolin thelbësore të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.

Drejtuesit amerikanë të shëndetit publik i kanë bërë jehonë këtij studimi. Drejtori i Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se vendi nuk është “i mbrojtur”.

"Nëse të gjithë do të mbanim maska për katër, gjashtë, tetë, dymbëdhjetë javët e ardhshme në të gjithë vendin, transmetim i virusit do të ndalet", tha Dr. Robert Redfield.

Admirali Brett Giroir, një anëtar i grupit të ngritur për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, tha në një konferencë se “maska dhe distanca fizike mund të ndalonin shpejt përhapjen e pandemisë”.

“Nëse kemi atë nivel miratimi me këto masa të thjeshta, atëherë modelet tona thonë se kjo është me të vërtetë më e mirë se mbyllja”, tha Giroir.

Giroir tha nëse këto fakte të thjeshta mund t’i japin vërtet fund shpërthimit, pa mbyllur plotësisht zonën ku jetoni."/Motilokal.com