Bie numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë

Bie numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë

Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë (INSTAT), ka publikuar të dhënat për hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor të vitit 2020, që janë 364.574 persona. Krahasuar me qershorin e viti 2019, ky tregues rezulton me rënie prej 66,3 %.

Ndërsa në qershor të këtij viti (2020), hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594 persona. Krahasuar me qershorin e kaluar (2019), ky numër ka rënë me 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894 persona, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019./Motilokal.com