Prishtina goditet nga shiu dhe erërat e forta [Foto]

Prishtina goditet nga shiu dhe erërat e forta [Foto]

Prishtina pasditen e sotme është goditur nga një stuhi e fortë me erëra dhe reshje shiu, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pas përkeqësimit të motit dhe ka njoftuar se ekipet janë duke sanuar dëmet.

“Kemi dëme në qytet nga erërat e forta. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233. Ekipet janë në terren për sanim!”.

Në disa lagje të Prishtinës janë përmbytur rrugët, duke vështirësuar qarkullimin e veturave dhe qytetarëve, ndërsa nga era e fortë janë rrëzuar edhe disa lisa dhe shtylla elektrike./Motilokal.com

Image may contain: plant, tree, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

Image may contain: one or more people, tree, sky, shoes, plant, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, shoes and outdoor