Vazhdon moti i nxehtë me temperatura të larta në Shqipëri

Vazhdon moti i nxehtë me temperatura të larta në Shqipëri

Në vendin tonë vazhdon ndikimi i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika, ku edhe gjatë ditës së sotme dhe fundjavës parashikohet të kemi mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në viset malore priten vranësira dhe me reshje të lehta shiu.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 32 °C.

Edhe gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25 deri në 29 °C.

Ndërsa e diela do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C./Motilokal.com