Mot i ndryshueshëm, meteorologët tregojnë se si pritet të jetë sot dhe fundjavë në Kosovë

Mot i ndryshueshëm, meteorologët tregojnë se si pritet të jetë sot dhe fundjavë në Kosovë

Sipas parashikimit të Motilokal.com këtë fundjavë në Kosovë do të vijojë të mbajë mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm, pasi gjatë orëve të pasdites priten rrebeshe të shiut me bubullima.

Sot parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me vranësira dhe gjatë pasdites me rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullimë. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 19 deri në 28 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 19 deri në 30 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 25 °C. /Motilokal.comFoto: Arian Mavriqi