Moment i pabesueshëm/ Të bësh ‘Selfie’ me ariun [Video]

Moment i pabesueshëm/ Të bësh ‘Selfie’ me ariun [Video]

Një grup i guximshëm ekskursionistësh arritën të ruajnë qetësinë e tyre e madje dhe të bënin foto kur një ari i zi kurioz iu afrua atyre në një shteg pylli në parkun ekologjik San Pedro Graza Gracia të Meksikës.

Në një moment madje ariu i afrohet njërës prej vajzave dhe i merr vazhdimisht erë në flokë.

Ariu më tej ulet për pak në tokë por ngrihet përsëri në putrat e pasme dhe afrohet më shumë te gruaja.

Të tjerë përpiqen të tërheqin vëmendjen e ariut por ai duket shumë i preokupuar me nuhatjen e flokëve të gruas.

Pas fotografisë së shkrepur, ariu i afrohet edhe një vajze tjetër, por kësaj radhe jo aq paqësisht, pasi që për pak sa nuk e sulmoi. Dhe vajza u largua me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo, ekspertët nuk e rekomandojnë një veprim të tillë në momentin e ballafaqimit me ariun./Motilokal.com

Një grua raportohet se mori një selfie me ariun në një park ekologjik në Meksikë

Ariu u ngrit në këmbë pranë alpinistëve të patrembur

Ariu vazhdoi të nuhasë gruan

Ariu me siguri nuk ishte i ndrojtur nga kamera