Moti i ligë/ Stuhia përmbyt Milanon [Foto]

Moti i ligë/ Stuhia përmbyt Milanon [Foto]

Qyteti i modës, Milano është goditur nga një stuhi e fuqishme me reshje shiu dhe breshëri mëngjesin e sotëm.

Autoritetet kanë marrë shumë telefonata për ndihmë, pasi ishin përmbytur nga uji, kryesisht në zonat veriore mes Sesto San Giovanni dhe Cinisello Balsamo.

Lumi Seveso ka dalë nga shtrati, duke krijuar probleme me trafikun në disa zona të Italisë.

Sipas njoftimeve situata është shqetësuese edhe në Lambro, ku uji ka arritur deri në 1.90 cm.

Probleme ka patur edhe në disa bodrume dhe nënkalimet të cilat janë përmbytur nga uji. Vështirësi kanë hasur edhe disa linja tramvaji, gjithnjë në rrethet veriore, pikërisht për shkak të daljes së lumit Seveso.

Po ashtu nga erërat e forta janë shkulur pemë, drita rrugës dhe çati të shtëpive./Motilokal.com

Meteo, maltempo a Milano: forti temporali, esondato fiume Seveso

Diluvio su Milano, esonda il Seveso: strade come fiumi


Image

Cronaca meteo Milano: esonda il Seveso