Shkencëtarët lëshojnë alarmin: Deri në vitin 2040 do të trefishohet ndotja plastike në oqeane

Shkencëtarët lëshojnë alarmin: Deri në vitin 2040 do të trefishohet ndotja plastike në oqeane

Një grup ekspertësh kanë paralajmëruar se deri në vitin 2040, 1.3 miliardë ton plastikë parashikohet të depozitohen në mjedisin tonë, në tokë dhe ujë gjithashtu, në mbarë botën, në qoftë se nuk merret një aksion i përbashkët.

Sipas një studimi të ri, të kryer nga kërkues ndërkombëtar dhe të publikuar në revistën Science, edhe në rastin e skenarit më të mirë, sipas të cilit sasia e ndotjes plastike do të reduktohej me 80 për qind deri në 2040, sërish do të kishte një grumbullim masiv plastike të akumuluar.

Një prej hartuesve të raportit, Doktor Costas Velis thotë se është e vështirë ta konceptosh këtë sasitë madhe, por sipas tij, nëse do të ishte një sipërfaqe e pandarë, ajo do të mbulonte të gjithë Britaninë e Madhe. Ndërsa një tjetër bashkë hartuese thotë se është koha për veprim.

“Ndotja plastike është diçka që i prektë gjithë. Nuk është vetëm problemi yt dhe i imi. Nuk është problemi i një shteti të vetëm, por i të gjithëve sepse të gjithë njerëzit, komunitetit dhe qeveritë përreth botës e dinë se prek komunitetet. Në disa vende, ndotja po devijon rrjedhën e ujërave duke shkaktuar përmbytje, në të tjera po prek plazhet dhe peshkimin”, u shpreh Winnie Lau, autore e studimit.

Miliona tonë plastikë përfundojnë çdo vit nëpër oqeane duke ndotur detet, duke mbuluar plazhet dhe duke rrezikuar jetën e egër. Pjesëza plastike janë gjetur edhe në tokë dhe në atmosferë, madje edhe në rajonet më të largëta të tokës si Antarktida.

Mikroplastika po ashtu përfundon edhe tek peshqit dhe krijesat e tjera të detit që hyjnë në zinxhirin ushqimor.

Sipas raportit, rritja e shpejtë e prodhimit të plastikës, e nxitur nga rritja e kërkesës për plastikën njëpërdorimshme dhe një kulturë e hedhjes tej të plastikës, ka përkeqësuar problemin.

Situata sipas eksperteve, mbetet komplekse sepse plastika është kudo dhe një shisheje plastike i duhet 100 vjet të dekompozohet. Nëse deri në 2040 nuk ndërmerret një aksion i përbashkët, ndotja në tokë dhe det do të arrije deri në 710 milionë ton plastike./Motilokal.com