Fotografi mahnitëse të kometës 'Neowise' në pikën më të afërt të Tokës

Fotografi mahnitëse të kometës 'Neowise' në pikën më të afërt të Tokës

Kometa “Neowise” ka bërë kalimin më të afërt me Tokën, duke i dhënë qiellit një shkëlqim dhe shansin e mirë për miliona njerëz që ta shohin atë me sy të lirë në qiell.

Astronomët mendojnë se shkëmbi hapësinor do të afrohet prapë për afro 7,000 vjet, kështu që për fat të mirë u kap në kamerë.

Kometa u zbulua për herë të parë në Mars nga NASA, megjithëse distanca e saj nga Toka e bëri të vështirë për tu parë. Në afërsi ishte rreth 103 milionë kilometra larg. Kjo është rreth katër herë më larg sesa Hëna.

Kometa arriti pikën e saj më të afërt me Tokën më 23 korrik por ju ende duhet të jeni në gjendje ta dalloni atë për disa ditë më shumë.

Për vëzhguesit e qiellit, koha më e mirë për të parë kometë është rreth një orë pas perëndimit të diellit në yjësinë e Big Dipper.

Kometa “Neowise” ka qenë një tërheqje shumë e njohur për këtë muaj sepse mund ta shihni me sy të lirë.

Kometa “Neowise” do të vazhdojë të jetë e dukshme gjatë ditëve në vijim, por ngadalë do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për tu parë./Motilokal.com

Kometa vërehej në Kinë

Një çast i marrë në Gjermani

Një stargazer shtiret të luante badminton me Neowise

Neowise ka një bisht të akullt

Nuk do të kthehet për mijëra vjet

Kometa duke fluturuar mbi një grup stargazerësh