Teksasi jugor përgatitet për stuhinë tropikale ‘Hanna’

Teksasi jugor përgatitet për stuhinë tropikale ‘Hanna’

Autoritetet e Teksasit Jugor paralajmëruan banorët që të jenë të ndërgjegjshëm për pandeminë COVID-19, ndërsa u kanë bërë apel të përgatiten për mbërritjen e Stuhisë Tropikale “Hanna” me erërat e stuhisë së kategorisë 1 dhe reshjet e mëdha të shiut.

Një urdhër evakuimi u lëshua për disa komunitete në Qarkun Kleberg, i cili përfshin një pjesë të Padre Island. Banorët në Ricardo, Riviera, Baffin Bay dhe Loyola u këshilluan të gjithë të evakuohen, njoftoi gazeta Caller Times.

Stuhia “Hanna” pritet të bëjë ulje në tokë të shtunën përgjatë bregdetit jugor të Teksasit.

Stuhia aktualisht ka erëra të qëndrueshme 65 kilometra në orë që shtrihen 96 kilometra larg nga qendra ndërsa lëviz nëpër Gjirin e Meksikës drejt Teksasit.

Stuhia tropikale “Hannah” është e rrezikshme për jetën e njeriut dhe mund të shkaktojë përmbytje serioze në zonën jugore të Teksasit dhe Meksikën verilindore.

Kjo ka bërë që shërbimet meteorologjike kompetente amerikane t’u bënë thirrje qytetarëve të këtyre vendbanime të evakuohen./Motilokal.com