Noti, sporti ideal për shëndetin tuaj

Noti, sporti ideal për shëndetin tuaj

Noti është një nga sportet më të dobishme. Konsiderohet i tillë sepse është i vetmi sport që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.

Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori.

Noti bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Ai ndihmon në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.

Noti gjithashtu është i këshillueshëm sepse ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ushtrimet apo aktivitetet e tjera fizike janë më specifike siç është vrapi ose çiklizmi, ndërsa noti është gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit.

Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç. Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera. Ai forcon muskujt: për të siguruar kontrollin e lëvizjes dhe mbajtjen e trupit në ujë, të gjithë muskujt janë të detyruar të punojnë.

Nëse të gjithë e presim verën, një ndër arsyet është pikërisht të notuarit. Sigurisht që noti konsiderohet një ndër sportet më me aventurë. Nëse nuk do të mundnit të kalonit ca ditë pushimesh në qytetin bregdetar më të afërt do të sugjerohej edhe të notuarit në pishinat më të afërta të qytetit. Kështu do të kishit mundësi të eksploronit kënaqësinë dhe aventurën që të ofron qoftë edhe një sipërfaqe e vogël ujore./Motilokal.com