Stuhia e fuqishme godet Kroacinë, përmbytën rrugë dhe ndërtesa

Stuhia e fuqishme godet Kroacinë, përmbytën rrugë dhe ndërtesa

Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat të Zagrebit të premten në mbrëmje, duke e lënë qytetin nën ujë dhe në kaos.

Shirat e dendur me erëra të forta vetëtima dhe bubullima goditën zonën bregdetare veriore të Rijekës, Opatisë dhe Crikvenicas, si dhe ishujt e Kërkut dhe Cresit.

Zyra e Menaxhimit të Emergjencave në Zagreb raportoi se Brigada e Zjarrfikësve tashmë kishte kryer mbi 80 ndërhyrje deri në mesnatë dhe kishte marrë mbi 1000 thirrje urgjente.

Një nga zonat më të mëdha të përmbytura ishte nënkalimi në rrugën Miramarska. Shumica e ndërhyrjeve janë ndërhyrje teknike për të pompuar ujërat jashtë rrugëve dhe nga bodrumet dhe autoritetet u kërkuan qytetarëve të jenë të durueshëm pasi nuk mund të përballen me vëllimin e punës./Motilokal.com