Ministria e Shëndetësisë: 126 raste të reja, katër humbje jete dhe 45 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 126 raste të reja, katër humbje jete dhe 45 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 4 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 138 numrin total të personave që kanë humbur betejën me Covid-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 126 persona.

Deklarata e plotë e Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik:

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.

Respektoni distancen dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojme per situaten epidemiologjike ne 24 orët e fundit:

Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)

Testime totale 38683

Raste pozitive 4763

Raste të shëruara 2682

Raste Aktive 1943

Humbje jete 138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1056

Durrës 220

Shkodër 203

Vlorë 100

Lezhë 84

Korçë 69

Fier 58

Elbasan 48

Kukës 37

Berat 31

Gjirokastër 19

Dibër 18

/Motilokal.com