
Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga rrymat e nxehta afrikane, ku do të mbizotërojë mot i nxehtë me diell dhe vranësira kalimtare në relievet malore. Ndërsa dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta deri në 37 °C.
Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 31 °C.
E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 33 °C.
Ndërsa e mërkura pritet të jetë edhe më e nxehtë, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 22 deri në 34 °C.
Edhe Kosova do të përfshihet nga i nxehti me origjinë nga Afrika veriore që do të sjellë mot kryesisht me diell gjatë ditëve të fundit të korrikut.
Dita e hënë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell, ndërsa pasdite me vranësira dhe me mundësi për reshje. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 25 °C.
E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 27 °C.
Edhe e mërkura do të mbajë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 31 °C./Motilokal.com